EIPASS Basic
Kur në fusha të caktuara, të tilla si shkolla dhe bisnesi, ka studentë ose punëtorë që vijnë për herë të parë në botën e informatikës, në përdorimin e kompjuterit dhe internetit, është e nevojshme të programohen dhe ofrohen kurse trajnimi dhe çertifikimi që i janë përshtatur nevojave reale të atyre që do të kenë akses.
EIPASS Basic është programi i çertifikimit që lejon organizimin e këtyre kurseve për çertifikimin e aftësive më të dobishme dhe të nevojshme sipas kontekstit dhe nevojave të tyre: çdo përdorues është i lirë të zgjedhë 4 nga 7 module të parashikuar në çertifikimin EIPASS 7 Moduli.
- Bazat e Teknologjisë së Informacionit
- Menaxhimi i funksioneve bazë të sistemit operativ
- Videoshkrimi
- Fleta elektronike
- Menaxhimi i të dhënave të strukturuara
- Prezantimet Multimediale
- Internet & Networking
Në këtë kuptim, EIPASS Basic është presupozimi ideal për të filluar rrugën e përvetësimit dhe çertifikimit të aftësive gjithnjë e më të plota dhe më të thella: duke zhvilluar 3 modulet e mbetura, në fakt, përdoruesit përfitojnë çertifikimin EIPASS 7 Moduli për t’u kualifikuar në Curriculum Vitae dhe për të demostruar, në çdo ambjent zotërimin e kompetencave dixhitale “Front Office”.
- Për nxënësit nga 13 deri në 15 vjeç, EIPASS Basic është i vlefshëm si kredit trajnimi.
- Për kompanitë publike dhe private si dhe për zyrat që kujdesen për azhornimin e punonjësve të tyre dhe/ose kanë nevojë për të përfituar aftësitë informatike të nevojshme për të qënë punonjës efikasë dhe produktivë.
- Për të gjithë, vlen si dëshmi bazë e aftësive informatike të përfituara.
I commenti sono chiusi