EIPASS4SCHOOL
Programi bën pjesë në kuadrin e nismave që CERTIPASS ka nisur për të rritur të mësuarin e tipit “informal” mbi të cilin thekson të njëjtat strategji komunitare (Programi ET 2020) për të rritur standartet e cilësisë së trajnimeve si dhe kulturën dhe mirëqënien e qytetarëve evropianë.
Programi “EIPASS4SCHOOL” është krijuar duke marrë parasysh Planet e Ofertës Tranjuese të Institucioneve Shkollore që kanë për qëllim të jenë një mjet i dobishëm për të zhvilluar aktivitetet edukative të planifikuara në këtë sektor në periudhën së cilës i referohet, duke garantuar, veç të tjerash, përfundimin e një çertifikimi të njohur në etapat e shkollimit të mesëm, universitar dhe në punë.
Qëllimet dhe objektivat
Zgjedhja e kësaj grupmoshe të veçantë lidhet me qëllimet specifike të kursit të trajnimit, që integron aftësitë e kërkuara nga kurrikulumi i studimeve dhe është e ndjeshme ndaj zhvillimeve të mëtejshme dhe integrimit në pragun e maturimit të tyre.
- inkurajimin e (best practice) praktikës së mirë në sektorin e produktivitetit dixhital, duke stimuluar familjarizimin me software të tipit aplikativ dhe me shërbimet e rrjetit;
- zhvillimin e një niveli ndërgjegjësimi të potencialit të sotëm në teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit , shumë shpesh objekt i përdorimit të papërshtatshëm dhe të pandërgjegjshëm.
- zbatimin e kulturës bazë në sektorin e TIK, në gjendje të përballojë me efikasitet eksperiencat e përfituara nga përdorimi i përditshëm i burimeve dixhitale të përhapura (kompjutera dhe pajisje dixhitale me përhapje të gjerë);
- lehtësimi i konkurrencës duke u bërë një me proçeset e vetëverifikimit dhe verifikimit përfundimtar të rezultateve të arritura në mënyrë kritike dhe të pavarur.
Në fund të kursit të çertifikimit, nxënësit që kanë kaluar me sukses modulet e përcaktuara të provimit marrin Çertifikatën “EIPASS4SCHOOL”.
Përfitimet
Programi është projektuar për të përmbushur nevojat e trajnimit të nxënësve të moshës 15 deri në 17 vjeç, regjistruar në Institutin e arsimit të mesëm (klasa e parë dhe e dytë e trevjeçarit). Anëtarësimi, i hapur për të gjitha Institucionet Shkollore të shkallës së dytë, është pa pagesë si për të rinjtë ashtu edhe për Shkollat.
Program i çertifikimit Rregullorja e Programit
Për më shumë informacion na shkruani në adresën info.al@eipass.com ose na kontaktoni në numrin 00355(4) 4500 520