Trajnuesi EIPASS
Trajnuesi EIPASS kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e kurseve të trajnimit që finalizohen me marrjen e çertifikimeve EIPASS.
Ai është një profesionist që:
- kualifikohet nëpërmjet mjeteve didaktike të përpunuara për këtë qëllim,
- zotëron nocione specifike që e karakterizojnë si “ekspert në sektorin TIK”,
- njeh në mënyrë perfekte të gjitha programet e çertifikimit EIPASS,
- është në gjendje të drejtojë në mënyrat më të mira Kandidatin që, në fazën e kërkimit të informacioneve, shpreh kërkesat e tij personale trajnuese dhe çertifikuese.
Duke marrë në konsideratë rëndësinë e rolit në funksion të rritjes së vazhdueshme të standarteve të cilësisë së shërbimeve që i ofrohen Përdoruesit, CERTIPASS kujdeset për përgatitjen dhe azhornimin e vazhdueshëm të Trajnuesit EIPASS, duke organizuar mjete dhe burime online dhe në prezencë:
- MeetingRoom është hapësira e krijuar në selinë e CERTIPASS e rezervuar eskluzivisht për takimet mes Ekspertëve EIPASS dhe referentëve të Ei-Center,
- Aula Didattica 2.0 është hapësira virtuale ku Trajnuesi EIPASS merr të gjitha nocionet e nevojshme për të formuar, kualifikuar dhe azhornuar vazhdimisht aftësitë e tij.
Për t’u bërë Trajnues EIPASS është e nevojshme një fazë e parë trajnimi dhe kalimi i një prove të veçantë aftësimi online.
Pasi të keni kaluar me sukses provën e aftësimit, emri i Trajnuesit EIPASS do të publikohet në një seancë të dedikuar në portalin eipass.com. Çdo Ei-Center që ka nevojë për një profesionist të kualifikuar për të organizuar dhe zhvilluar kurse informatike në Ei-Center-in e tij, mund të zgjedhë kështu të kontaktojë Trajnuesin Eipass që i përgjigjet nevojave të tij, me avantazhin e zgjerimit të bashkëpunimit me Ente të tjerë arsimore dhe trajnuese me të cilët vihet në kontakt.
Certipass nuk është përgjegjës i disponibilitetit të këtyre të fundit, për të bashkëpunuar me më shumë se një Ei-Center, vendim që i takon Trajnuesit vetë dhe kështu ai mund të jetë subjekt i marrëveshjeve kontraktuale me Ei-Center së cilës i referohet.
Aftësimi ka karakter tërësisht personal: Trajnuesi, kështu, mund të vazhdojë të zhvillojë detyrën e tij edhe pse ndërpret aktivitetin nga Ei-Center referuese ose ndryshon raporti kontraktual mes palëve.
Aktiviteti i Ei-Center dhe i Trajnuesve EIPASS i është nënshtruar verifikimit konstant nga ana e Trupit Inspektues: CERTIPASS rezervon mundësinë e eleminimit nga lista e përmendur e Trajnuesve që mund të shkaktohen nga sjellja jo konform proçedurave dhe jo në linjë me rregullat e fiksuara nga CERTIPASS.