Për botën e punës
Çertifikimi përfaqëson një grup veprimesh që dëshmojnë një sërë aftësish të fituara nga një individ nëpërmjet eksperiencës së vet personale, profesionale dhe trajnuese, duke lejuar rrjedhimisht përsosshmërinë e sistemit edukativ dhe të botës së punës. Çertifikimi i aftësive është kështu baza e rrugëtimeve trajnuese përgjatë gjithë jetës, duke garantuar ndërhyrje të personalizuara në funksion të karakteristikave të individit.
Çertifikimi është bërë i mundur nga një sistem i standartizuar trajnimesh, që shërben si një pikë refererimi e sigurt dhe e shpërndarë për njohjen e zotërimit në një mënyrë unike dhe të krahasueshme të kompetencave. Rrugëtimet e çertifikimeve EIPASS janë realizuar me qëllim për të ofruar dhe çertifukuar aftësitë e fituara në ambjentin TIK, duke i bërë ato menjëherë të vlefshme në kontekste akademike (Shkollë, Universitet) dhe në punë. Të marrësh çertifikimin e aftësive informatike EIPASS do të thotë të thellosh njohuritë dhe aftësitë e tua informatike në një sistem të standartizuar trajnimesh, të njohur dhe të shpërndarë në nivel ndërkombëtar.
EIPASS është një “çertifikatë e ushtrimit të profesionit” që dëshmon se është një hap më shumë në fazën e përzgjedhjes së personelit, pjesëmarrjes në konkurse dhe në në tendera publikë të sektorëve përkatës.
Zotërimi i kompetencave informatike të çertifikuara ofron avantazhe edhe në nivel operativ ashtu si dhe lejon shfrytëzimin e të gjitha mundësive të ofruara nga TIK dhe në veçanti nga Interneti, deri në përmirësimin e të gjithë proçeseve dhe të performancës së punës së kryer.
Duhet që të t’i kushtosh një kujdes të veçantë proçesit të alfabetizimit dixhital dhe ndërgjegjësimit të potencialeve reale të punës së TIK në konteks punësimi, në aspektin e mardhënieve shoqërore dhe të mudësive të bisnesit, të ofruara sot nga Web.