Kodi ynë etik
Bashkëpunimi, legalizimi, mbrojtja e personit dhe ambjentit, ndershmëria, fshehtësia dhe transparenca: janë të gjitha principe mbi të cilat është ndërtuar dhe bazohet organizata jonë dhe aktiviteti ynë i përditshëm.
Në përputhje me D.Lgs.231/2001, e kemi përgatitur dhe shpërndarë Kodin tonë etik për të ndarë këto vlera me individët, bashkëpunëtorët, institucionet publike dhe me këdo që është i përfshirë në punën tonë.
Kërkojmë të respektohet Kodi etik për mbështetjen, ruajtjen dhe respektimin e imazhit të të gjithë atyre që hyjnë në botën tonë dhe ndajnë me ne dëshirën për të punuar sa më mirë, në harmoni dhe në interes të të gjithëve.
Për këtë, shkelja e normave të treguara mund të dobësojë besimin, i cili është thelbësor në vazhdimësinë e një bashkëpunimi të frytshëm si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Respektimi i Kodit etik është një nga pikat kryesore dhe më të rëndësishme të detyrimeve të përfshira në kontratë, sipas nenit 2104 të Kodit Civil.