Aktiviteti ynë
Kultura informatike është një element bazë i formimit të përhershëm (Lifelong Learning); I aftësisë për të përdorur kompjuterin dhe internetin në mënyrë “korrekte dhe efikase”, është kusht paraprak për njohjen dhe përdorimin e metodologjive të të mësuarit modern dhe efikas.
Punojmë për t’ ju dhënë të gjithëve mundësinë të hyjnë në këtë sistem virtuoz të rritjes dhe formimit, personal dhe profesional, duke qënë në linjë me Institucionet Evropiane bazuar në kompetencat kyçe (Keycomit) të të mësuarit:
kompetencat kyçe janë ato për të cilat të gjithë kanë nevojë, për realizimin dhe zhvillimin personal, qytetarinë aktive, përfshirjen sociale dhe punësimin.
Midis këtyre, kompetenca dixhitale konsiston në përdorimin me shpirt kritik të teknologjive të shoqërisë së informacionit (TIK) për punën, kohën e lirë dhe komunikimin.
Ajo përmban nga kompetencat bazë të TIK: përdorimin e kompjuterit për të gjetur, vlerësuar, konservuar, prodhuar, prezantuar dhe shkëmbyer informacionet jo vetëm për të komunikuar por edhe për të marrë pjesë në rrjete të ndryshme bashkëpunuese me anë të internetit.
Kemi projektuar dhe menaxhojmë platformën shumëkanalëshe dhe shumëgjuhëshe DIDASKO për t` ju përgjigjur partnerëve tanë dhe të gjithë përdoruesve që aksesojnë sistemin tonë për t’u bërë ekspertë në përdorimin dhe shfrytëzimin e programeve informatike standarte si dhe për t’u çertifikuar me një çertifikatë të njohur në çdo fushë dhe nga çdo institucion akademik dhe institucional.
Veprojmë në territor nëpërmjet partneriteteve me firmat private, entet publike dhe private të formimit, administratat lokale, universitetet dhe shkollat e çdo niveli të aftë për promovimin dhe shpërndarjen e programeve të çertifikimit EIPASS.