About us
Certipass Digital Skills është një ent që merret me inovacionin dhe formimin, duke promovuar në partneritet me ente publike, universitete dhe shoqëri private të gjithë hapat e formimit të personalizuar, hapa këto të aftë t´ju përgjigjen nevojave të vazhdueshme specifike të profesionistëve.
Certipass Digital Skills është enti distributor i autorizuar nga CERTIPASS për shpërndarjen e çertifikimeve EIPASS (European Informatics PASSport) në territorin e: Shqipërisë, Bosnjë – Herzegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Certipass Digital Skills promovon marrëveshje dhe partneritete me shkollat, universitetet, entet publike dhe entet e kërkimit, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin në bashkëpunim të projekteve të rëndësishme dhe të iniciativave në fushën kulturore, edukative, formuese dhe shkencore.
Objektivi është favorizimi dhe shpërndarja e zhvillimit të kompetencave dixhitale dhe promovimi i rritjes së numrit të të rinjve të talentuar, duke marrë pjesë edhe në projekte të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me temën e formimit dhe të çertifikimit të kompetencave TIK, lidhur me edukimin dhe punën.
Certipass Digital Skills propozon zgjidhje formimi dhe çertifikimi të kompetencave në fushën e TIK, me një gamë të gjerë shërbimesh bashkëkohore duke ofruar metodologjitë dhe teknologjitë më të avancuara, të disponueshme në ditët e sotme, që lejojnë përvetësimin e niveleve të ndryshme të kompetencave në funksion të përmbajtjes didaktike, të programit të studimeve të ndërmarra apo që do të ndërmerren, të sjelljeve personale, të pritshmërive si dhe të roleve të punësimit të kandidatëve.
Digital Skills bashkëpunon për realizimin e projekteve evropiane të koofinancuara: Një mundësi e vyer kjo për kulturën dhe për ata që bashkëpunojnë në këtë sektor, për arritjen e një mbështetjeje në realizimin e ideve dhe projekteve, iniciativave dhe aktiviteteve që lejojnë përhapjen e identitetit kulturor të vendit.