EIPASS Day
Institucionet Evropiane e kanë cilësuar 2013 si takimin dhe dialogun me qytetarët e të gjithë shteteve pjesëmarrëse. Iniciativa e titulluar “It’s about Europe, It’s about You”, zhvillohet në një intenerar të gjatë datash dhe etapash të shpërndara në të gjithë territorin komunitar, gjatë të cilave qytetarët mund të përballen direkt me personalitetet Politike dhe Institucionale më të rëndësishme të Brukselit; që është dhe mënyra më e mirë për t’ iu afruar politikave komunitare, duke marrë në konsideratë faktin që shumë nuk i njohin fare se cilat janë të drejtat reale që Evropa e përbashkët na siguron të gjithëve neve.
Është një mundësi e rëndësishme edhe për shtetet që nuk bëjnë pjesë akoma, por që kanë formalizuar tashmë kandidaturën e tyre; midis tyre dhe Shqipëria, e cila promovon çdo vit shumë iniciativa që janë të lidhura ngushtë me të dhe kanë qëllimin të bëjnë të njohura dhe të vlerësojnë direktivat që Brukseli thekson sidomos në fusha strategjike thelbësore si kultura, trajnimi, ekonomia dhe të drejtat.
Për këtë, institucionet shqiptare, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, organizojnë “Javën Evropiane”, që përmbyllet me ditën e 9 majit, dedikuar festimit të krijimit të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të një festimi të tillë, DIGITAL SKILLS (distributor i shërbimeve EIPASS në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi) prezanton EIPASS DAY, dedikuar përhapjes së kulturës dixhitale dhe të përdorimit korrekt të instrumentave informatike. Edhe në vendin e Shqiponjave, në fakt, janë përvetësuar dhe shpërndarë në mënyrë perfekte principet e Lifelong Learning, të promovuara, në nivel evropian, përmes direktivave përkatëse si psh. ajo me të cilën, në 2006, këshilli dhe parlamenti kanë përcaktuar kompetencat kyçe që duhet të bëjnë pjesë në bagazhin kulturor të çdo qytetari evropian.Midis këtyre, ajo dixhitale konsiston në përdorimin sa më të mirë dhe në mënyrë kritike të teknologjive të shoqërisë së informacionit (TISH) dhe që, kërkon kështu, aftësitë bazë në Teknologjitë e Informacionit dhe të Komunikimit (TIK).
EIPASS DAY është menduar posaçërisht për të mbështetur shkollat shqiptare në detyrën kryesore për përgatitjen e të rinjve me kompetencat e nevojshme për t’ u bërë qytetarë të përgatitur dhe të gatshëm për të fituar të gjitha sfidat, me të cilat kohët moderne përballen çdo ditë: kështu EIPASS DAY, bën të mundur pajisjen me mjetet dhe burimet e nevojshme që mundësojnë aksesin në njohuritë dhe kompetencat dixhitale të tyre me standartet e çertifikuara dhe të përcaktuara në nivel ndërkombëtar.
Kompetencat informatike, të theksuara në 8 kompetencat çelës, janë tashmë instrumentat bazë të çdo lloj aktiviteti, të cilat bëjnë të mundur lidhjen me botën, me anë të internetit dhe kompjuterit. Janë si një farë nga e cila mbin pema e dijes dhe e diturisë.
Më 9 Maj 2013, gjatë EIPASS DAY, do të mbillet një farë e bimës së dafinës në oborrin e çdo shkolle që do të aderojë në program:
Bima, duke u rritur, do të bëhet simboli i gjallë dhe jetësor i kulturës dhe njohurive, me qëllimin që të gjithë pjesëmarrësit mund të zgjerojnë kompetencat e tyre, duke u formuar denjësisht, për t’ u bërë, qytetarë evropianë, me të gjithë kuptimin e fjalës.