5 Prill / Qendër e Re EIPASS në Bulqizë!

Në datën 5 Prill EIPASS zgjeroi rrjetin e qendrave të akredituara në Shqipëri për zhvillimin e trajnimeve
dhe të provimeve EIPASS si dhe për lëshimin e çertifikatave të njohura ndërkombëtarisht në fushën e informatikës(TIK).
Edhe Rrethi i Dibrës ju bashkua thirrjes për shpërndarjen e dixhitalizimit edhe në skajet më të largëta të vendit
siç është edhe qyteti i BULQIZËS, me qendrën e autorizuar nga EIPASS atje, Digital Learning Center.