EIPASS&MIAP(Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike) në javën e Inovacionit 2014

Krijimi i një laboratori informatik dhe çertifikimi i fëmijëve mbi kompetencat dixhitale, ishin qëllimet e aktivitetit të zhvilluar më datë 13 Maj 2014, në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Në kuadër të Javës së Inovacionit, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito organizoi Ditën e Fëmijëve Inovatorë.

“Në aktivitetin që organizojmë sot këtu, me mbështetjen e dy partnerëve tanë Raiffeisen Bank dhe CERTIPASS, është mundësuar krijimi i një laboratori informatik me 20 kompjutera, internet dhe çertifikata EIPASS, me të cilat pas disa trajnimeve të nevojshme, fëmijët e moshës mbi 15 vjeç, do të kenë mundësi të pajisen e çertifikohen” – tha Ministrja Harito në hyrje të fjalës së saj.
Ministrja Harito, shprehu gjithashtu se MIAP ka si prioritet promovimin e aftësive në fushën e informatikës dhe t’i bëjë ato të matshme, pasi sipas Ministres kjo bën të mundur një avantazh konkurrues në kandidimin për një pozicion pune në të ardhmen.
Në mbyllje, Ministrja Harito theksoi se Dita e Fëmijëve Inovatorë për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” nuk duhet të mbetet e izoluar. Ajo i ftoi fëmijët të jenë pjesë e Qendrës Protik, e cila mirëpret fëmijë për të punuar në grup mbi ide të reja dhe për tu aftësuar në fusha të ndryshme të Inovacionit.
“Dëshira jonë është që shumë fëmijë e të rinj, ti afrohen sa më tepër fushës së teknologjisë dhe informatikës, sepse këtu janë punët e së nesërmes, të mirë paguara dhe që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë” – përfundoi Ministrja Harito.

Certipass më pas dhuroi Çmimin EIPASS:
“ To the important contribution on spreading digital culture”
për Znj.Milena Harito dhe gjithë panelin

Aktiviteti vazhdoi me nxënësit e shkollës “United Albanian College” që është dhe qendër EIPASS,
të cilët shfaqën për të gjithë pjesëmarrësit një dokumentar kushtuar të rinjve inovatorë, të përgatitur nga vetë ata si dhe ju dhurua fëmijëve të Shtëpisë së fëmijës “Zyber Halluli”, një ekspozitë me punime të ndryshme me materiale të riciklueshme, e përgatitur po nga nxënësit e shkollës “United Albanian College”.
Çertifikata EIPASS ju dhurua jo vetëm fëmijëve të Shtëpisë së fëmijës “Zyber Halluli, por edhe nxënësve të talentuar të “United Albanian College”, si dhe në fund u organizua një koktejl ku fëmijëve të Shtëpisë së fëmijës “Zyber Halluli”, EIPASS, ju dhuroi disa pako me mjete të ndryshme shkollore.
Aktiviteti u përmbyll me mbjelljen bashkarisht të pemëve të dafinës në oborrin e Shtëpisë së fëmijës, ku
U zgjodh pikërisht kjo bimë, e cila përveç se simbolizon Diturinë, është kështu simbol edhe i Inovacionit, si dhe i kultivimit të një kulture tjetër, jo më pak të rëndësishme:
Kulturës Ambjentaliste, duke treguar kështu se integrimi në Evropë duhet të bëhet në çdo fushë.