“Town Hall Meeting 5” / “Time – EIPASS DAYS”. “Time Now”

Përfundon me sukses seria e takimeve informuese për Çertifikimin Ndërkombëtar me kredite dhe Çertifikimin me Pashaportën Evropiane të Informatikës, EIPASS, “Town Hall Meeting 5”.

Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” në bashkëpunim me EIPASS, mbyllin me sukses fushatën sensibilizuese “Time-EIPASS DAYS…” duke vendosur një tjetër rekord në informimet me publikun…

Ishin të ftuar, miq, mësues, punonjës të administratës, prindër, studentë e nxënës.

Ashtu si edhe në takimet e tjera, edhe këtë herë, takimi filloi me një prezantim të shkurtër të bërë nga përfaqësuesi i Institucionit Arsimor Profesional “Time Center”, mbi historikun, aktivitetin dhe mënyrën se si funksionon dhe se si është i ndërtuar sistemi i Programeve të Studimit në këtë Institucion.

Më pas përfaqësuesja e “EIPASS” për Shqipërinë dhe rajonin Znj. Anila Busho u foli të pranishmëve mbi rëndësinë që jep Çertifikimi me Kredite dhe Çertifikimi me Pashaportën Evropiane të Informatikës,
e vlefshme kjo për të gjitha kategoritë dhe e njohur Ndërkombëtarisht.

Gjatë prezantimit u demostrua mënyra e aplikimit online si edhe u paraqit dhe oferta e organizuar nga të dy Institucionet.Të pranishmit u njohën gjithashtu me Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E KUALIFIKIMIT TË MËSUESVE”.

Të frymëzuar dhe nga nisma e promovimit dhe prezantimit të vlerave KUQ E ZI, e ndërmarrë ditët e fundit nga Institucioni Arsimor Profesional “Time Center”, në këtë takim nuk kishte se si të mungonte dhe promovimi i vlerave të studentëve shqiptarë dhe të asaj që ne përfaqësojmë.

Në fund takimi u mbyll me një grup foto nga të gjithë të pranishmit në sfondin e së cilës qëndronte flamuri shqiptar.