Përfundon me sukses takimi i parë informues, në kuadër të nismës “Time-EIPASS DAYS”.

Në përputhje me udhëzimet e BE-së mbi kriteret për njohjen dhe vlerësimin e aftësive dixhitale bazë të karakterit “Front Office”, CERTIPASS ofron mundësinë, por njëkohësisht neutralitetin dhe paanshmërinë e tij, të çertifikimit të personave të interesuar në lidhje me këto aftësi dixhitale.

Në kuadër të kësaj iniciative që Certipass ka ndërmarrë, Institucioni Arsimor Profesional “Time Center” vendosi një tjetër rekord në sistemin e informimit në tregun Shqiptar duke organizuar në Tiranë të parin takim informues në lidhje me shërbimet e çertifikimeve EIPASS(European Informatics PASSport), ditën e premte, më dt. 10/10/2014 ku u bë dhe promovimi i qendrës TIME CENTER i ndjekur më pas nga një sesion informimi lidhur me çertifikimin EIPASS7Module të vlerësuar me 14 kredite nga IZHA(Instituti i Zhvillimit Arsimor), pranë Ministrisë së Arsimit si dhe të njohur nga Ministria e Punës si dhe informim lidhur me çertifikimin EIPASSBasic.

EIPASS7Module vlen edhe si kredit formativ për të gjithë studentët që zgjedhin të vazhdojnë studimet e larta në Itali, pasi duke paraqitur këtë çertifikatë ata evitojnë dhënien e provimit të Informatikës në të gjitha degët, në të gjitha Universitetet si dhe për nxënësit, punonjësit e administratës apo dhe nënpunësit civilë si një vlerë e shtuar CV-së së tyre, për një rritje dhe njëkohësisht arritje personale dhe profesionale, për këdo që i bashkohet botës së gjerë të EIPASS(European Informatics PASSport).

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre Mësues, Nxënës, Studentë, Punonjës së Administratës Publike si dhe përfaqësues të biznesit.