Promovimi i Isli Time qendër EIPASS / Elbasan!

Ditën e hënë, më datë 6 Tetor 2014, na nderuan me pjesëmarrjen e tyre mësues, punonjës së DAR Elbasan si dhe punonjës të administratës publike,
pranë ambjenteve të shkollës “Ali Myftiu”, Salla e Multimedias,ku u bë dhe promovimi i qendrës së akredituar për ofrimin e shërbimeve EIPASS për qarkun e Elbasanit. U zhvillua edhe një sesion informimi lidhur me çertifikimet EIPASS, Pashaportën Evropiane të Informatikës, EIPASS7Module të vlerësuar me 14 kredite nga IZHA(Instituti i Zhvillimit Arsimor), pranë Ministrisë së Arsimit si dhe e njohur nga Ministria e Punës.

Kjo çertifikatë vlen si kredit formativ për të gjithë studentët që zgjedhin të vazhdojnë studimet e larta në Itali, pasi duke paraqitur këtë çertifikatë ata evitojnë dhënien e provimit të Informatikës në të gjitha degët, në të gjitha Universitetet si dhe për nxënësit, punonjësit e administratës apo dhe nënpunësit civilë si një vlerë e shtuar CV-së së tyre, për një rritje dhe njëkohësisht arritje personale dhe profesionale, për këdo që i bashkohet botës së gjerë të EIPASS(European Informatics PASSport).