EIPASS KORR SUKSES NË SHKODËR

EIPASS / Shkodër 1 2 3 4 5

“NJË HAP PËRPARA NË PËRHAPJEN DHE ZHVILLIMIN E KULTURËS DIXHITALE”

CERTIPASS DIGITAL SKILLS (distributor ekskluziv i shërbimeve EIPASS në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi), dhe GLOBE LANGUAGE CENTRE, që është dhe qendra e akredituar EIPASS në Shkodër, organizuan një Sesion Informimi ditën e shtunë më datë 19/07/2014 ku morrën pjesë një numër i konsiderueshëm studentësh.

Sesioni zgjati rreth 2 orë ku të rinjtë morrën Informacionin e duhur rreth çertifikimeve EIPASS dhe ku përfaqësues të EIPASS folën mbi rëndësinë e çertifikimeve në fushën e TIK në përgjithësi si dhe për kulturën dixhitale në veçanti, që është dhe fjala e së ardhmes.

Në mbyllje të kësaj dite informimi u regjistruan 30 studentë, të cilët do të marrin asistencën e duhur dhe do të trajnohen nga qendra e akredituar EIPASS – GLOBE LANGUAGE CENTRE për të arritur çertifikimin EIPASS7Module.

Globe Language Center është qendër shumë e suksesshme EIPASS prej 2 vjetësh në të gjithë rajonin e veriut të Shqipërisë.

Globe Language Center është themeluar në vitin 2008. Kjo qendër ushtron aktivitetin e saj në qytetin e Shkodrës me seli në qendër të qytetit pranë godinës shumë të njohur si ish-Kinema Verore.

Aktivitetin e saj fillestar gjatë dy viteve të para kjo qendër e ka shtrirë në kuadrin e kurseve të gjuhëve të huaja Anglisht, Italisht dhe Gjermanisht.

Në vitin 2010, me ndërtimin e një laboratori informatik prej 11 kompjuterash profesionalë vendosi të fillonte edhe aktivitetin tjetër të trajnimeve dhe kurseve fillestare dhe profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Kurset e para në fushën e TIK,

kanë qënë të bazuara në marrjen e njohurive bazë të përdorimit të kompjuterit dhe programeve bazë të tij.

Më pas janë shtrirë në kurse të përparuara të përdorimit të programeve të ndryshme profesionale të kompjuterit, si Financa 5.0, Kontabiliteti Alpha, Photoshop, Gjuhë të ndryshme Programimi si Pascal, C++, etj.

Në vitin 2011 në këtë qendër fillojnë kurse të tjera gjuhësh të huaja përkatësisht Frëngjisht dhe Spanjisht si dhe kurse profesionale Fotografie.

Jeta edukative e kësaj qendre çdo ditë e më shumë pasurohej duke e zgjeruar aktivitetin e saj në çertifikimin Evropian në fushën e TIK, pasi në Shkurt të vitit 2012 nënshkron kontratën e akreditimit me Certipass Digital Skills dhe bëhet ndër të parat Ei-Center të Shqipërisë dhe e para e për momentin e vetmja që ushtron aktivitetin e saj në Qarkun e Shkodrës dhe në zonën e Veriut të Shqipërisë.

Kjo qendër ka rekrutuar një staf shumë të përgatitur administrativ dhe profesorë me kualifikim minimalisht me Master Shkencor në fushat e sipërpërmendura me eksperienca shumë vjeçare në mësimdhënie në cikle të ndryshme shkollore që në 9-vjeçare e deri tek brezat universitarë.

Deri më sot janë çertifikuar pranë kësaj qendre rreth 800 kandidatë në të gjitha trajnimet dhe kurset e zhvilluara që në vitin e parë të aktivitetit të saj.

Sot kjo qendër përballet me kerkesa të vazhdueshme për pranim kandidatësh në trajnimet që ajo ofron dhe për më tepër në çertifikimet EIPASS (European Informatics PASSport), që janë një risi në fushën e TIK për Shqipërinë si çertifikime informatike të njohura ndërkombëtarisht.

Si një Ei-Center EIPASS, kjo qendër ka një Trajnuese EIPASS të çertifikuar përgjegjëse për të gjithë trajnimet e nevojshme të llojeve të ndryshme EIPASS, dy Ekzaminues EIPASS të çertifikuar dhe të përgjegjshëm për marrjen në provime në seancat e caktuara të kandidatëve EIPASS.

Vetëm gjatë muajve Qershor – Korrik 2014 në Globe Language Centre janë çertifikuar 7 kandidatë EIPASS 7Module, 3 kandidatë EIPASS janë pothuajse në përfundimin e çertifikimit EIPASS 7Module dhe 5 kandidatë të tjerë EIPASS sapo kanë filluar rrugëtimin e tyre drejt çertifikimit EIPASS 7Module, që është dhe një nga çertifikimet më të kërkuara dhe më të suksesshme sot në Shqipëri, për vetë faktin se ju përshtatet disa grupmoshave si dhe përmban programe që bazohen në kurrikulën shkollore dhe universitare.

Ndërkohë kërkesat për çertifikimet EIPASS të njohura në Evropë dhe kudo në botë janë gjithnjë e më shumë në rritje. Ky është edhe një tregues shumë i rëndësishëm i performancës dhe mësimdhënies shumë të mirë që Globe Language Center ju siguron kandidatëve të saj.

Kjo e bën çdo ditë e më serioz dhe të besueshëm aktivitetin e kësaj qendre.