Çertifikimi EIPASS Pogradec – Trajnim pranë Shoqatës ” Unë Gruaja”

EIPASS Albania në datën 03 Korrik 2014, zhvilloi një takim informimi në ambjentet e Shoqatës “Unë, Gruaja” lidhur me çertifikimet EIPASS (Pashaporta Europiane e Informatikës).

Morrën pjesë anëtarë dhe drejtues të Shoqatës “Unë, Gruaja” si dhe studentë vullnetarë, mësues dhe nxënës të cilët ndoqën një trajnim të ofruar rreth programit ndërkombëtar të çertifikimeve informatike EIPASS.

Trajnimi u ofrua nga përfaqësues të EIPASS si dhe nga stafi i kualifikuar i qendrës së akredituar EIPASS në Pogradec, “ SKY”.

Gjatë takimit u bë prezantimi i EIPASS, programi, rëndësia, vlefshmëria, vizioni dhe misioni i tij.

U fol rreth platformës dixhitale DIDASKO 2.0, që është dhe platforma online shumëkanalëshe dhe shumëgjuhëshe, që lejon Ei-Center të programojë të gjitha aktivitetet e parashikuara nga regjistrimi i Përdoruesve, deri në kryerjen e provimit përfundimtar, provim ky i strukturuar sipas proçedurave automatike dhe të pavarura që garantojnë paanshmërinë absolute të rezultatit përfundimtar.

Aula Didaktike 3.0, që EIPASS ofron për të gjithë përdoruesit ishte dhe një nga temat e trajnimit.

Aula Didattica 3.0 është platforma online tek e cila çdo kandidat EIPASS ka akses të lirë për:

• Vlerësimin e përgatitjes së tij nëpërmjet ushtrimeve të palimitura të provimit;

• Shkarkimin falas të Ei-Book në mbështetje të trajnimit dhe programeve dedikuar provimeve;

• Konsultimin me përgjegjësin online (trajnuesi personal që ka çdo pëdorues), për të  verifikuar progreset dhe çdo mangësi në lidhje me temat e trajtuara në rrugëtimin e çertifikimit të përzgjedhur;

• Shkarkimin e librezës së provimeve;

• Menaxhimin e profilit të tij.

Në mbyllje të kësaj dite informimi dhe trajnimi pjesëmarrësit treguan interes dhe dëshirë për të ndjekur rrugëtimin EIPASS, duke marrë asistencën e duhur të ofruar nga qendra e akredituar EIPASS Pogradec – “SKY”.