info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

EIPASS Teacher

EIPASS Teacher çertifikon kompetencat TIK të profesorëve sipas një ekrani “shumënivelesh” që nis nga kompetencat bazë, për të vazhduar në një kuadër të një azhornimi konstant, drejt përcaktimit të aftësive dhe strategjive në gjendje të mbështesë me efikasitet veprimin didaktik dhe menaxhues të institucioneve shkollore.

Përbëjnë pjesën integruese të hapave formuese për arritjen e objektivave të nenit 2(…..Omiss\sis): përvetësimin e kompetencave dixhitale të parashikuara nga rekomandimi i Parlamentit Evropian dhe nga Këshilli i 18 dhjetor 2006. Në veçanti këto kompetenca përputhen me kapacitetin e përdorimit të gjuhëve multimediale, për përfaqësimin dhe komunikimin e njohjeve, për përdorimin e përbërësve dixhitalë dhe në përgjithësi në ambjentet e ushtrimit dhe në ato të laboratorëve virtualë. 

Format e të mësuarit, nëse përdoren në mënyrë profesionale dhe korrekte si dhe mbështeten në teknologjitë informatike, zhvillojnë kompetenca të reja intelektuale lidhur me nxënësit.

Trajnuesit duhet të jenë të vetëdijshëm: të investojnë për veten për të dhënë mësim duke shfrytëzuar metodologjitë e prezantuara në mënyrë dixhitale dhe në mënyrën më konkrete dhe reale për të rimarrë atë rol të përcaktuar kulturor që modernizmi e ka vënë në krizë.

Aktualisht, në praktikën shkollore, trajnuesit përdorin teknologjitë e niveleve të ndryshme të kompetencave dhe të qëllimeve të ndryshme për të vlerësuar, standartizuar dhe çertifikuar kompetencat e tyre informatike në shkollë. UNESCO, Organizata e kombeve të bashkuara për edukimin, shkencën dhe kulturën, ka propozuar një model special kompetencash. Bëhet fjalë për UNESCO ICT Competency Standards for Teachers.

Gjithashtu, në linjë me normativat e kohëve të fundit lidhur me këtë sektor, vëmendje e veçantë i është dhënë futjes së burimeve hardware dhe software në fushën e DSA (Shqetësimet Specifike të të Mësuarit).

EIPASS Teacher është ndarë në 5 module provimi:

  •  Burimet hardware në kontekstin e të mësuarit
  •  Burimet software në kontekstin e të mësuarit
  •  Burimet hardware dhe software si mjete plotësuese dhe burimi edukativ
  •  Përdorimi i aplikimeve si burim profesional
  •  Shërbimet e rrjetit në kontekst profesional dhe veprues


UNESCO PROPOZON 3 nivele specifike të përvetësimit të kompetencave informatike:

  • “I thjeshtë” alfabetizimi dixhital,
  • Përdorimi i TIK për një thellim të njohurive kulturore (të dish të zgjidhësh probleme reale dhe komplekse),
  • Përdorimi krijues dhe inovativ i TIK (të dish të prodhosh njohje të reja, përmes së cilave të përfitosh direkt gjatë didaktikës).

Janë këto supozimet mbi të cilat është përpunuar programi i çertifikimit EIPASS Teacher.

teacher_graph

Përmbledhje e standarteve të UNESCO-s

Shkollat dhe klasat reale dhe virtuale duhet t’u besojnë mësuesve të përgatitur të “udhëheqin” teknologjinë: ushtrimet interaktive në kompjuter, burimet edukuese dixhitale të hapura, mjetet e evoluara të mbledhjes, analizat dhe ndarjet e të dhënave janë vetëm disa mundësi që mësuesi i sotëm mund të vërë në zbatim për të udhëhequr nxënësit për të kuptuar direkt dhe në mënyrë të menjëhershme realitetin që na rrethon.

Në panoramën aktuale të çertifikimit të kompetencave TIK rezulton dukshëm mungesa e propozimeve specifike, në gjendje të mbushin hendekun e përfaqësuar nga askpeti didaktiko – edukativ, të tilla kompetenca duhet t`i marrin përsipër mësuesit, deri sa të arrijnë të garantojnë përdorimin efektiv të teknologjive dixhitale në një kontekst formues, me fjalë të tjera, përdorimi i teknologjive të këtij lloji që bëhet në shkolla kërkon specifikën dhe kujdesin e duhur për një sektor kaq delikat dhe të rëndësishëm si ai i arsimit dhe trajnimit.

EIPASS Teacher është çertifikata drejtuar në mënyrë specifike profesionistëve të formimit dhe azhornimit të kompetencave dhe të aftësive themelore për të përdorur mjetet informatike në mënyrë produktive dhe të nevojshme në kontekstin (përmbajtjen) e shkollave/formimit.

  1. Mësues të çdo urdhri dhe niveli
  2. Trajnues profesionalë që, për të shpenzuar sa më mirë profesionalitetin e tyre, kujdesen për të qënë të azhornuar duke çertifikuar kompetencat e tyre specifike të përfituara.

EIPASS Teacher

  • I jep vlerë Curriculm Vitae,
  • Është i vlefshëm në fushën e konkurrencës
  • Çertifikimi me çertifikata të vlefshme për t’u vlerësuar më vonë me tituj profesionalë (ngjitje në karrierë, kandidaturë për atribuimin e funksioneve përkatëse etj.).

Skills Chart

Front Office Skills 50%
Teaching & Professional Skills 100%
Networking & Web 2.0 55%

Aula Didattica 3.0

Mbështetja e trajnimit
Hyr

Programi analitik

Përmbajtja e provimit
Program në azhornim

Shfaq të gjitha çertifikimet

Ritorna su