info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

EIPASS Shëndetësia Dixhitale


EIPASS Shëndetësia Dixhitale është programi i certifikimit, që ju lejon të vërtetoni zotërimin e sigurt të aftësive kompjuterike thelbësore për të punuar më mirë në një sektor, si në atë publik ashtu edhe në atë privat, që po kalon një fazë të nevojshme modernizimi të fortë dhe urgjent të kompjuterizimit.

Mbarëvajtja, shëndeti dhe mirëqënia janë tregues me të cilët, mund të vlerësojmë në fakt standardet e jetesës të vërtetë të popullit dhe pastaj shkallën e civilizimit të një komuniteti.

Teknologjia, informatika dhe telemjekësia janë instrumentat nëpërmjet të cilave është i mundur ridizenjimi i shërbimit shëndetësor, për ta bërë atë më të performueshëm se më parë:
1. Të përmirësojë shërbimet për qytetarët
2. Të reduktojë kostot
3. Të menaxhojë shërbimet

Është vlerësuar si një dixhitalizim i thellë i sistemit shëndetësor dhe përveç përfitimeve praktike për qytetarët do të sillte dhe kursime të konsiderueshme, që arrijnë në rreth 10% të shpenzimeve të tanishme.

I ndarë në katër module provimi, programi EIPASS Sanita Dixhitale është përpunuar duke ndjekur udhëzimet e përcaktuara në Axhendës Dixhitale Evropiane:

  • Dixhitalizimi dhe arkivimi i dokumentave. Moduli ekzaminon proceset e dixhitalizimit dhe arkivimin e dokumentave dhe mënyrat për përdorimin dhe zbatimin elektronik që lidhen me menaxhimin e tyre në sektorin publik.
  • Mbrojtja elektronike e të dhënave personale. Të dhënat personale duhet të jenë subjekt i mbrojtjes, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Moduli thellon çështjen e mbrojtjes teknike dhe ruajtjen e të dhënave personale nga ana e personelit shëndetësor përgjegjës.
  • Siguria kompjuterike dhe privatësia e të dhënave shëndetësore. Moduli analizon strategjitë aktuale të mbrojtjes dixhitale së dokumentave dhe aksesit në shërbime, për tu garantuar njerzve siguri dhe transparencë.
  • E-Shëndetësia: Zgjidhja dhe aplikacionet dixhitale në sektorin e shëndetësisë. Moduli analizon dhe thellon kompetencat dixhitale me shpenzime direkte në kontekstin e shëndetësisë. Operatori që e zotëron, garanton një nivel të lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit.


Pas përfundimit të rrugëtimit të certifikimit EIPASS Shëndetësia Dixhitale, profesionistët e shëndetësisë do të kenë fituar substrakte teknologjike-normative të domosdoshme për të kryer plotësisht rolin e një elementi aktiv të Administratës Publike.
Në fakt ato janë anatomia dhe struktura e Sistemit të Informacionit të Shëndetësisë (SIS), roli i të cilave u diskutua gjerësisht, për të transmetuar tek përdoruesit të gjithë informacionin e nevojshëm për t’u bërë operator efiҫent, kompetent dhe produktiv. Është e rëndësishme dhe për këtë arsye referimet për mjetet e përditshme të dematerializuara:

  • Nënshkrimi elektronik
  • Koha e stampimit
  • PEC (Posta Elektronike e Çertifikuar)

Më tej hulumton në çështje që lidhjen me legjislacionin e privatësisë dhe që aplikohen në sistemet kompjuterike dhe të sigurisë dixhitale. Rruga e certifikimit merret dhe me çështjet e e-shëndetësisë, kompleksitetin e burimeve, zgjidhje të rrjetit dhe teknologjive kompjuterike të aplikuara për shëndetin dhe kujdesin shëndetësor, për të cilat ne do japim disa shembuj që menjëherë të japin idenë e një përfitimi dhe thjeshtimi dhe që një sistem organik i organizuar në mënyrë që ky sistem të shkojë në ҫdo qytetar dhe komunitet.

  • Telemjekësia konsiston në kontaktet nëpërmjet kompjuterit, mes pacientit dhe mjekut i cili në këtë rast nuk ka nevojë për një vizitë në praninë e mjekut. Duke qenë gjithmonë në kontakt aktiv në internet në raste të tilla, pacientët nuk janë të detyruar të shkojnë në studio dhe mjeku mund të japë këshilla për një numër më të madh njerëzish.
  • Me të dhënat elektronike mjekësore të dhënat e pacientit mund të transferohen me lehtësi dhe menjëherë ndërmjet profesionistëve në fjalë (Mjekëve familjarë, specialistëve, ekipit të kujdesit, farmacistëve).
  • Me të ashtuquajturën mjekësi të bazuar në prova dhe efikasitetit, një profesionist i kujdesit shëndetësor vazhdimisht mund të përditësojë diagnozat e veta, duke verifikuar përpuethshmërinë me hulumtimet e fundit shkencore.
  • Ekipet shëndetësore virtuale janë një grup profesionistësh të shëndetit të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet përdorimit të pajisjeve dixhitale, duke bashkëpunuar për të ndarë informacione për pacientët apo që zgjidhin problemet së bashku.

Shërbimet dixhitale përfaqësojnë një pjesë të integruar në ripërcaktimin e strukturës dhe sistemit organizativ të rrjeteve të shëndetit dhe mirëqënies. Menaxhimi racional i gjithë procesit të kujdesit ndaj pacientit është objekt i studimit dhe i aplikimit të informatikës mjekësore. Kërkimi i vazhdueshëm për rregullimin e sektorit të mirëqënies në përgjithësi dhe sektorin e shëndetësisë në veçanti, për teknologjitë e reja është i motivuar nga pikëpamja e përhapur që nëse e-shëndetësia zbatohet plotësisht, do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe do të zvogëlojë shpenzimet.

Për këtë arsye është e nevojshme të inkurajohet një dixhitalizim sa më në rritje. EIPASS Shëndetësia Dixhitale, ndihmon për të siguruar burimet e nevojshme në mënyrë që veprimet e aktivizuara në nivel lokal dhe në nivel kombëtar të mund të gjejnë korrespondencë në përgatitjen dhe sigurimin e puntorëve social-shëndetësorë të përfshirë.

Është e qartë se kusht paraprak për deklarata të vërteta të një sistemi efikas është përvetësimi i aftësive dixhitale nga operatorët e sektorit.
Ministria e Shëndetësisë promovon për shembull FSE (Skedari Elektronik i Shëndetësisë) përmes të cilit do të sigurojë mjekët, farmacistët në përgjithësi, për një vizion të plotë dhe të unifikuar të gjendjes së shëndetit të individëve, që përfaqëson pikën e takimit dhe shkëmbimin e informatave dhe dokumentave klinike që kanë të bëjnë me qytetarin, të krijuara nga aktorë të ndryshëm në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ajo përmban ngjarjet shëndetësore dhe dokumenta sintezë të organizuara sipas një strukture hierarkike me në qendër pacientin, duke lejuar navigimin, në dokumentat klinike në mënyra të ndryshme, në varësi të llojit të hulumtimit.

Si pjesë e rrjetit shëndetësor, krijimi i të dhënave elektronike shëndetësore përfaqëson një hap kulturor me rëndësi, jo vetëm si një mjet të nevojshëm për të menaxhuar dhe mbështetur proҫeset operacionale, por edhe si një nxitës për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe kontrollin e konsiderueshëm të kostos.

Çertifikimi EIPASS Shëndetësia Dixhitale është instrumenti përmes së cilit të gjithë punonjësit socialë dhe shëndetësorë mund të rriten, të nxiten dhe të shpenzojnë dhe profesionalisht aftësitë e tyre dixhitale.

Prandaj ju adresohet atyre të cilët punojnë ose janë duke u përgatitur për të punuar në profesionet shëndetësore si:

• Farmacistë
• Mjekë
• Infermierë
• Rehabilitim
• Shëndetësia teknike, si në sektorin e diagnostifikimeve dhe në kujdesje
• Parandalime

Skills Chart

Front Office Skills 60%
Teaching & Professional Skills 95%
Networking & Web 2.0 60%

Classroom 3.0

Support for training
Login

Study Programme

Exam Topics
Shkarko programin

See all the certifications

Ritorna su