info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

EIPASS Administrata Publike

EIPASS Administrata Publike është programi që ju mundëson nënpunësve civilë vërtetimin e një zotërim të sigurt të aftësive kompjuterike të domosdoshme për të operuar më mirë në një sektor jetik për zhvillimin tonë. Masat legjislative në favor të dixhitalizimit në Administratën Publike janë shumëzuar me synimin për të krijuar një shërbim të integruar dhe efikas për qytetarët.

Programi dixhitalizimi i AP, i bazuar në objektivat e rritjes të diktuara nga Axhenda Dixhitale Evropiane dhe të përcaktuara nga Axhenda Dixhitale Evropiane, është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2020 dhe natyrisht paraqet disa faza të ndërmjetme, që duhet të arrihen shumë më herët.

Kjo do të thotë që administrata publike duhet të jetë në një pozicion për të ofruar sa më shpejt të jetë e mundur shërbime dixhitale efektive, për të arritur qëllimet e tyre. Ka shumë inovacione në fushën dixhitale të Administratës Publike, si në nivelin praktik ashtu edhe në atë normativ.

Dispozitat aktuale ligjore të paraqitura në Kodin e Administratës Dixhitale (CAD) vendosin “se qytetarët dhe bizneset kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin në përdorim zbatimin e teknologjive telematike (TIK), në komunikimet me Administratën Publike” (CAD) në mënyrë që të optimizojnë produktivitetin e punës, si dhe efikasitetin dhe transparencën e zyrave që i shërbejnë publikut. Në Kodin e Administratës Dixhitale (CAD), janë vendosur në mënyrë të qartë standarde moderne dhe inovative për kompanitë dhe Administratën Publike.

Programi EIPASS Administrata Publike është i organizuar në katër module që pasqyrojnë plotësisht standardet e vendosura nga CAD:

  • Bazat kompjuterike dhe www. Kandidati fiton nivelin e aftësive të nevojshme për të përdorur aplikacionet më të zakonshme kompjuterike në mënyrë produktive dhe efikase. Ai njihet me rrjetin dhe të di të përdorë shërbimet më të përhapura të tij.
  • Dokumenti elektronik, ruajtja elektronike dhe arkivimi. Moduli shqyrton proceset e dixhitalizimit dhe arkivimit të dokumentave dhe proҫedurat e realizimit dhe zbatimet elektronike në lidhje me menaxhimin e tyre në sektorin publik.
  • Posta elektronike e Çertifikuar. Kandidati njihet me ligjet, që rregullojnë përdorimin e postës elektronike të çertifikuar në zyrat publike, rregullimin dhe funksionimin e PEC dhe disiplinimin e akreditimit dhe mbikqyrjen.
  • Mbrojtja e të dhënave personale. Kandidati mund të menaxhojë të dhënat personale pa shkelur rregullat e privatësisë dhe të adresojë në mënyrë adeguate çështjet që lidhen me temën e sigurisë së informacionit.

Rrugëtimi i ҫertifikimit EIPASS Administrata Publike

  • Analiza e rregullave bazë të qeverisë;
  • I referohet inovacioneve që janë futur në Axhendën Dixhitale, për të kuptuar të gjitha implikimet që këto sjellin në aspektin praktik;
  • Përshkruan dhe analizon elementët kryesorë të modelit të ri të menaxhimit: Nënshkrimi dixhital, dokumenti elektronik dhe posta elektronike e çertifikuar.

Ajo thellon elementët normativë që rregullojnë përdorimin dhe implikimet organizatieve dhe operative, të cilat përfshijnë përdorimin e tyre në proceset e menaxhimit të dokumentave.

Nëpërmjet shembujve praktikë, ne do të tregojmë zgjidhjet dhe praktikat më të mira të dobishme për të adresuar me sukses çështjet dhe për të përdorur më mirë mjetet që kanë ndryshuar tashmë mënyrën e punës së administratës publike.

Një hapësirë e rëndësishme i është kushtuar studimeve të procesit të dematerializimit të rrjedhës së dokumentave dhe përmbajtjes së tyre në linjën e udhëzimeve për zbatimin e rregullave mbi komunikimin e shkeljes së privatësisë së të dhënave personale, qëllimi i të cilit ishte të përcaktonte masat që subjektet publike janë të nevojshme për të respektuar dhe aplikuar në zbatim të dispozitave normative në privatësi, në aspektin e transparencës, publicitetit të veprimeve administrative dhe konsultimin e dokumentave publike.

Një seksion i është kushtuar ҫështjes së sigurisë dixhitale dhe mbrojtjes, për këtë arsye integriteti fizik (hardware) dhe logjika-funksionale (software) e çdo sistemi kompjuterik dhe të dhënave që përmbajnë ose shkëmbejnë në një komunikim me një përdorues.


pa_img

EIPASS Administrata Publike është strukturuar në mënyrë të tillë që të sigurojë njohuritë (nocionet) kompjuterike të nevojshme, në mënyrë që operatorët mund të vënë praktikisht në vend veprimet e treguara në nivel ndërkombëtar, të kodifikuara që tregohen më poshtë.

Niveli i bashkëveprimit Objektivat primare Shërbimet e ofruara
Niveli 1 Informacioni Jepen të dhëna dhe informacione për përdoruesin mbi proҫedurat administrative (Psh Qëllimi, kushtet e kërkesës etj.) dhe mënryat përdundimtare sesi do të kryhen (psh. vendi, orari i sportelit, etj). Por nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shërbimet interaktive ose mundësia për të shkarkuar formularët dhe dokumentat.
Niveli 2 Bashkëveprim i njëanshëm Përveҫ informacionit janë vënë në dispozicion të përdoruesit module për akte kërkesash/
proҫedura administrative interesi, që megjithatë duhet të dorëzohen nëpërmjet kanaleve tradicionale (P.sh. Ndryshimi i formës së qëndrimit ose forma e vetë-ҫertifikimit).
Niveli 3 Bashkëveprim i dyanshëm Ky përdorues mund të fillojë aktin/proҫedurën administrative të interesit (Psh. Formulari mund të plotësohet dhe dërgohet online). Është e garantuar online vetëm pjesa e ngarkuar me të dhëna të futura nga përdoruesi, por jo përfundimet e tyre kontekstuale apo përpunimet.
Niveli 4 Transaksioni Ky përdorues mund të fillojë aktin/proҫedurën administrative të interesit duke siguruar të dhënat e nevojshme dhe duke ekzekutuar transaksionet përkatëse tërësisht online duke përfshirë dhe ndonjë pagesë të kostove të pritura.
Niveli 5 Personalizime (Përshatje) Ky përdorues përveҫse kryen online gjithë ciklin e proҫedurës administrative të interesit, merr informacion (Psh. Rikujton afatet e skadencës), që janë dërguar paraprakisht në lidhje me profilin ku është bazuar (në të ashtëquajturën proaktivitete).

Nëse zbatohet me korrektësi, Qeveria i lejon qytetarët, bizneset dhe organizatat të kryejnë punën e tyre me administratën publike në një mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe me kosto më të ulët.

Për të arritur këto objektiva është e domosdoshme të veprohet në kushtet strukturore.

Mes tyre një shqetësim i rëndësishëm është trajnimi ose, më mirë “alfabetizimi informatik” i atyre që punojnë në administratën publike.
Për disa kohë, sektori publik ka qenë i pajisur me mjetet e duhura operative për të arritur dixhitalizimin e plotë të administratës publike (në Rrjetin Kombëtar të Interkonjeksionit, nënshkrimit dixhital, postës elektronike të ҫertifikuar, protokolleve elektronike, shërbimeve për dematerializimin e dokumentave, kontratat e kuadrove për përdorimin e shërbimeve në rrjetit).

Tani është e rëndësishme që vetë operatorët ti bëjnë përdoruesit, ekspertë të burimeve të kompjuterit në dispozicion të tyre, për të shfrytëzuar çdo gjë të dobishme dhe për të marrë të gjitha avantazhet e mundshme, si në aspektin e kursimeve ashtu edhe në atë të efikasitetit.

Çertifikimi EIPASS Administrata Publike është instrumenti, me të cilin të gjithë nëpunësit civilë mund të rriten, të promovojnë dhe shpenzojnë profesionalisht aftësitë e tyre dixhitale.

Prandaj ju adresohet atyre të cilët punojnë ose janë duke u përgatitur për të punuar si:

• Punonjës
• Kuadro
• Zyrtarë

Skills Chart

Front Office Skills 60%
Teaching & Professional Skills 95%
Networking & Web 2.0 60%

Classroom 3.0

Support for training
Login

Study Programme

Exam Topics
Currently being updated

See all the certifications

Ritorna su