info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

EIPASS Progressive


Kompetencat informatike të avancuara i përgjigjen më mirë pyetjeve të tregut të punës:

  • Sipas OECD Report Education Indicators in Focus 2012, më pak të prekurit nga kriza ekonomike kanë qenë ata që kanë pasur më pak alfabetizëm dixhital, ndërkohë që është rritur punësimi 3% i profesioneve teknike dhe me kompetenca të larta informatike.
  • Numri i atyre që kanë gjetur punë në grupin e “profesionistëve” është në rritje konstante..
  • Punëtorët me nivele të larta kompetencash dhe arsimimi bëjnë pjesë në atë 10 % të popullsisë të ardhurat e së cilës po rriten me shpejtësi dhe relativisht më shumë në vendet OCSE. Progresi i shpejtë teknologjik i viteve 80 i ka shpërblyer ata më shumë se sa grupet me pagë mesatare dhe të ulët.
  • Vendet e punës që kërkojnë më pak kompetenca informatike, humbasin terren përpara kërkesave në rritje për kompetencat dixhitale.
  • EIPASS Progressive vërteton zotërimin e kompetencave TIK të nivelit të avancuar dhe që lidhet me skenarët e rinj të propozuar nga bota e web dhe nga ndarja e burimeve. Programi i çertifikimit është i ndarë në 5 module provimi të treguara si më poshtë:

    •  Përpunimi i të dhënave dhe siguria informatike
    •  Menaxhimi i strukturuar i sistemit operativ
    •  Dokumentat në formatin portabël dhe ei-books
    •  Publishing & Editing imazh
    •  Web 2.0, Web semantik dhe Rrjetet sociale

    Termi “qytetari aktive” nuk i referohet një identiteti, por imagjinon një praktikë, të përbërë nga një kompleks sjelljesh që i përfshin dhe i bën më të përgjegjshëm njerëzit në lidhje me komunitetin të cilit i përkasin. Dhe, kështu si “qytetari aktive” nuk mund të konceptohet jashtë bashkëveprimit të saj me mediat e reja.

    Të qënit qytetar do të thotë, sot, të zotërosh aftësi për të realizuar një projekt, të jetës sociale, që kalon para së gjithash përmes ndërveprimit.

    Është e domosdoshme, në këtë pikë, të merret parasysh fakti se nuk mjafton prezenca e thjeshtë e mediave, disponueshmëria e përdorimit dhe shfrytëzimit të tyre për të siguruar proçeset e pjesëmarrjes aktive, kritike dhe të vetëdijshme.

    Zhvillimi i mjeteve informatike dhe internetit përbëjnë, para së gjithash, një sfidë për të rinjtë dhe për të gjithë ata që përkujdesen për të tashmen dhe të ardhmen e tyre: të gjejnë një ekuilibër midis burimeve të reja dhe nevojës për një akses të gjerë dhe gjithpërfshirës në rrjet; mes dinamikave të marrëdhënieve të të shprehurit rreth vetes dhe mbrojtjen e privatësisë; mes pjesëmarrjes qytetare dhe nevojave të sigurisë.

    EIPASS Progressive kontribuon në rregullimin e një boshllëku deri aty sa të shfrytëzojë plotësisht mjetet që teknologjia vë në dispozicionin tonë për t`u bërë operatorë ekspertë dhe pjesëmarrës në mjedisin social dhe ekonomik (qytetarë aktivë).

    EIPASS Progressive është çertifikimi i përshtatshëm për:

    • të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë kompetencat e tyre informatike, për të pasuruar kurrikulumin e tyre profesional me një njohje zyrtare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që mundëson propozimin me sukses në sektorin e punës dhe profesioneve të kualifikuara dhe fitimprurëse
    • studentët e universiteteve që, duke konsideruar rastësinë e përmbajtjes së çertifikimit të njëjtë me ato të parashikuara nga provimet e informatikës, mund të kërkojnë njohjen e krediteve formues universitare të nevojshme për përjashtimet ose për kalimin e disa provimeve,
    • kompanitë publike dhe private, ose studiot e tjera profesionale që dëshirojnë të trajnojnë punëtorët e tyre, duke u dhënë mundësinë për të mësuar dhe përdorur menjëherë aftësitë qoftë, edhe përtej sektorit të veprimtarisë së vetë kompanisë, çertifikimet janë të domosdoshme për të rritur standartet, produktivitetin, performancën dhe nivelin e shërbimeve të ofruara.

    E rëndësishme: nuk ekziston pengesë midis EIPASS 7 Moduli dhe EIPASS Progressive: për të hyrë në provimet e niveleve më të avancuara, në fakt nuk është e nevojshme të merret më parë çertifikimi bazë.

    Skills Chart

    Front Office Skills 30%
    Teaching & Professional Skills 70%
    Networking & Web 2.0 100%

    Aula Didattica 3.0

    Mbështetja e trajnimit
    Hyr

    Programi analitik

    Përmbajtja e provimit
    Program në azhornim

    Shfaq të gjitha çertifikimet

    Ritorna su