info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

EIPASS Basic

Kur në fusha të caktuara, të tilla si shkolla dhe bisnesi, ka studentë ose punëtorë që vijnë për herë të parë në botën e informatikës, në përdorimin e kompjuterit dhe internetit, është e nevojshme të programohen dhe ofrohen kurse trajnimi dhe çertifikimi që i janë përshtatur nevojave reale të atyre që do të kenë akses.

EIPASS Basic është programi i çertifikimit që lejon organizimin e këtyre kurseve për çertifikimin e aftësive më të dobishme dhe të nevojshme sipas kontekstit dhe nevojave të tyre: çdo përdorues është i lirë të zgjedhë 4 nga 7 module të parashikuar në çertifikimin EIPASS 7 Moduli.

  •  Bazat e Teknologjisë së Informacionit
  •  Menaxhimi i funksioneve bazë të sistemit operativ
  •  Videoshkrimi
  •  Fleta elektronike
  •  Menaxhimi i të dhënave të strukturuara
  •  Prezantimet Multimediale
  •  Internet & Networking

EIPASS Basic është i domosdoshëm për të afruar nxënësit dhe punëtorët me kompjuterin dhe internetin në mënyrë korrekte dhe të sigurt; në të njëjtën kohë dhe në përputhje me dispozitat e rregulloreve ndërkombëtare lidhur me Lifelong Learning (LLL), është e nevojshme të edukohen të porsaardhurit në kulturën e çertifikimit të vazhdueshëm të kompetencave që i kanë fituar gradualisht.

Në këtë kuptim, EIPASS Basic është presupozimi ideal për të filluar rrugën e përvetësimit dhe çertifikimit të aftësive gjithnjë e më të plota dhe më të thella: duke zhvilluar 3 modulet e mbetura, në fakt, përdoruesit përfitojnë çertifikimin EIPASS 7 Moduli për t’u kualifikuar në Curriculum Vitae dhe për të demostruar, në çdo ambjent zotërimin e kompetencave dixhitale “Front Office”.

  1. Për nxënësit nga 13 deri në 15 vjeç, EIPASS Basic është i vlefshëm si kredit trajnimi.
  2. Për kompanitë publike dhe private si dhe për zyrat që kujdesen për azhornimin e punonjësve të tyre dhe/ose kanë nevojë për të përfituar aftësitë informatike të nevojshme për të qënë punonjës efikasë dhe produktivë.
  3. Për të gjithë, vlen si dëshmi bazë e aftësive informatike të përfituara.

Skills Chart

Front Office Skills 90%
Teaching & Professional Skills 30%
Networking & Web 2.0 50%

Aula Didattica 3.0

Mbështetja e trajnimit
Hyr

Programi analitik

Përmbajtja e provimit
Program në azhornim

Shfaq të gjitha çertifikimet

Ritorna su