info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

Keni pyetje? Ne kemi përgjigjet!

EIPASS janë inicialet e Pashaporta Evropiane e Informatikës (Passaporto Europeo di Informatica), programi ndërkombëtar i çertifikimit informatik i ofruar ekskluzivisht nga Certipass në të gjithë botën.
Programi, për secilin profil çertifikimi, bazohet në dokumenta dhe proçedura standarte të pranuara në çdo nivel komuniteti. Titulli EIPASS njihet si kredit trajnues në mjediset shkollore dhe akademike dhe është i vlefshëm si“çertifikata e trajnimit profesional sipas D.M. 59 e 26 qeshorit 2008 nga Ministria e Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit. EIPASS shton vlerat e CV-së suaj në fazën e përzgjedhjeve së personelit, përveç kësaj, kush merr pjesë në konkurse dhe renditje merr më shumë pikë. EIPASS është projektuar për të gjithë ata që dëshirojnë të azhornohen dhe çertifikohen në zotërimin e kopetencave të TIK.
Ei-Card është karta, e renditur sipas një kodi unik, që caktohet nga kandidati në momentin në të cilin regjistrohet në provimin e përzgjedhur. Përvetësimi i Ei-Card lejon hyrjen në Aula Didattica 2.0, drejtëpërdrejt nga login i disponueshëm në faqen web site www.eipass.com
Për të përdorur shërbimet e ofruara nga Aula Didattica 2.0 dhe për t’u pranuar në provim Kandidati duhet të aktivizojë Ei-Card-in e tij. Në momentin e regjistrimit në Ei-Center, Kanditati merr në kutinë e tij të postës elektronike një email aktivizimi (është i rëndësishëm, kështu, sigurimi i një përdorimi të vlefshëm dhe normal, në momentin e blerjes se një Ei-Card në një Ei-Center) nëpërmjet të cilës verifikohet se të dhënat e futura në regjistrin e saj janë të sakta (veprim i rëndësishëm duke konsideruar që të dhënat e regjistruara do të jenë automatikisht të përfshira në çertifikatën përfundimtare) dhe aktivizon Ei-Card, duke klikuar në linkun e duhur. Kodi i Ei-Card përputhet me username-in e Kandidatit, pasword-in; i domosdoshëm për të hyrë në provim, merret nga ekzaminuesit EIPASS®, në momentin e fillimit të testit.
Aula Didattica 2.0 është platforma telematike shumëgjuhëshe, e projektuar nga CERTIPASS që vihet në dispozicion të të gjithë Kandidatëve EIPASS që mund të shfrytëzojnë, nëpërmjet një aksesi të rezervuar, të një mjeti online, të disponueshëm 24 orë, që ofron përmbajtje dhe aktivitete lidhur me rrugëtimin e çertifikimit të zgjedhur. Në Aula Didattica 2.0 do të gjeni materialin didaktik dedikuar njohurive, simulacioneve të palimituara të provimeve dhe të një sistemi drejtimi online që ju lejon të monitoroni progresin tuaj, kuadrin e plotë të aftësive të fituara dhe të atyre që kërkojnë më shumë ushtrime.
Në rast të humbjes, Kandidati mund të kërkojë menjëherë në seksionin dedikuar “Shërbimet e Sekretarisë”: të disponueshme në Aula Didattica 2.0.
Ei-Card është i vlefshëm për tre vjet, nga momenti në të cilin është aktivizuar nëpërmjet email-it të aktivizimit që Kandidati merr në postën elektronike të tij. Pas mbarimit të kësaj periudhe, Ei-Card është e papërdorshme edhe në rastet kur Kandidati ka filluar, por akoma nuk ka përfunduar provimin e tij.
Nëse Kanditati nuk ka përfunduar provimin në harkun kohor tre vjeçar të vlefshmërisë së Ei-Card, duhet të blejë një tjetër. Në këtë rast, mund të rikërkoni njehsimin e provimeve të dhëna. CERTIPASS do të parashikojë, duke marrë parasysh përmirësimin e programit didaktik për të cilin bëhet fjalë, duke bërë ndërhyrjet e nevojshme.
Nëpërmjet komitetit tekniko shkencor të tij, CERTIPASS mund të njehsojë provimet e marra me çertifikime të tjera informatike ekuivalente. Për ta formalizuar këtë kërkesë është e nevojshme të kontaktoni në një Ei-Center për të blerë një Ei-Card dhe të filloni proçedurën e njehsimit që, duhet theksuar, mund të kërkohet vetëm nga Ei-Center, pas paraqitjes së dokumentit origjinal që provon vërtetësinë e historikut të provimeve që kërkohen të njehsohen.
Për të marrë çertifikatën EIPASS është e nevojshme të blini një Ei-Card, ta aktivizoni nëpërmjet email-it që ju merrni në kutinë tuaj të postës elektronike, të përcaktoni në një Ei-Center vendosjen e datës së provimeve dhe kalimin me sukses të të gjithë moduleve të përzgjedhura. Çertifikata prodhohet nga CERTIPASS dhe dërgohet në Ei-Center në të cilin Kandidati ka kryer provimin e fundit. Kandidati mund të kërkojë çertifikatë zëvendësuese, për përdorimet e lejuara nga ligji, menjëherë në seksionin e dedikuar “Shërbimet e Sekretarisë” të disponueshme në Aula Didattica 2.0.
Provimet EIPASS mbahen ekskluzivisht pranë Ei-Center, në platformën e duhur online dhe me aksesin e rezervuar të quajtur DIDASKO, që menaxhon seancat duke garantuar paanshmërinë e rezultateve. Çdo çertifikim është i ndarë në një numër të caktuar modulesh; çdo modul është i përbërë nga 30 pyetje zgjedhur në mënyrë automatike dhe të rastësishme nga një bazë e madhe të dhënash organizuar sipas mënyrave të ndryshme: përgjigje “e vërtetë/e gabuar”, përgjigje të shumfishta , simulacione, shoqërim me imazhe. Për të kaluar çdo modul është e nevojshme t’i përgjigjeni në mënyrë të saktë të paktën 75% të pyetjeve.
Për të marrë çdo provim të planifikuar, Kandidati duhet të paraqitet në ditën dhe datën që është rënë dakord më parë me Ei-Center për provimin, pajisur me Ei-Card dhe dokumentin e identifikimit. Do të pranohen dokumenta identifikuese nga Shteti Shqiptar (kartë identiteti/pashaportë) ose në mungesë të tyre, një dokument të lëshuar nga organet publike (psh. diplomë, patenta e drejtimit të automjetit etj.), me kusht që të ketë foton, emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes, ose ndryshe një çertifikatë personale të lëshuar nga bashkia.
Për kryerjen e çdo provimi koha maksimale në dispozicion të secilit kanditat është 30 minuta. Me mbarimin e kohës së parashikuar, provimi do të konsiderohet automatikisht i përfunduar dhe sistemi do të përpunojë në kohë reale rezultatin e arritur. Pasi provimi të ketë filluar koha nuk mund të ndalojë ose rifillojë.
Po! Atëherë kur Kandidati nuk e kalon provimin, mund ta ripërsëritë duke blerë një kredit shtesë dhe duke rënë dakord me Ei-Center për datën e një seance tjetër provimesh që mund të aktivizohet edhe në të njëjtën ditë.
Ekzaminuesi EIPASS luan një rol mbrojtës në interes të Ei-Center dhe të Kandidatit, në fazën më delikate të rrugëtimit të tij formues finalizuar me blerjen e çertifikatës informatike EIPASS: provimin.
Zotëron, kështu, aftësitë e nevojshme për menaxhimin e një seance provimi, duke ju nënshtruar proçedurave që garantojnë rregullsinë dhe korrektësinë e provimeve të dhëna. Para provimit, verifikon identitetin e kandidatëve dhe lejon, mbikqyr dhe kontrollon, pa ndërhyrë, në asnjë rast në çështjet që kanë të bëjnë me testin.
Ekzaminuesi EIPASS është një pjesë përbërëse e stafit përgjegjës për menaxhimin e Ei-Center që, nëpërmjet prezantimit, paraqet kandidaturën formale në CERTIPASS. Pas kualifikimit, Ekzaminuesi duhet të formohet nëpërmjet mjeteve didaktike të vendosura në dispozicion të tij dhe duhet të kalojë një kualifikim të veçantë.
Trajnuesi EIPASS kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e kursit të trajnimit finalizuar me pajisjen me çertifikatat EIPASS.
Bëhet fjalë për një dokument që ka të njëjtën vlerë si Çertifikata. Kandidati mund të bëjë menjëherë kërkesën CERTIPASS, atëherë kur çertifikata nuk është marrë akoma. Për të kërkuar çertifikatën zëvendësuese klikoni këtu
Kanditati mund ta bëjë kërkesën menjëherë në CERTIPASS duke u bërë pjesë në “Shërbimet e Sekretarisë” në Aula Didattica 2.0
Pas përfundimit të provimit, Kandidati mund të kërkojë çertifikatën zëvendësuese duke u bërë pjesë e menjëhershme në seksionin dedikuar “Shërbimet e Sekretarisë” të disponueshëm në Aula Didattica 2.0.
Tërheqja e çertifikatës origjinale, mund të merret në 60 ditët e ardhshme, me përfundimin e kursit të provimit të Ei-Center; me përjashtim të rasteve të veçanta dhe rregullores së posaçme.
Titulli EIPASS (European Informatics Passport) është i njohur si “çertifikata e trajnimit profesional” vlerësuar për përfshirjen dhe rritjen e meritave në konkurset publike, si Komiteti Formativ Universitar në pjesën e kurrikulave të studimit dhe për çertifikimin e aftësive në fushën e TIK në kuadër të projekteve të financuara si PON, POR, IFTS, FSE etj. Vendimi i rezultateve të arrira është në direksionin e vetëm të Komisioneve që duhet të vlerësojnë nëse niveli i aftësive informatike i kërkuar për profilet e konkurrencës profesionale përkon me nivelin trajnues të garantuar nga Çertifikimi Informatik EIPASS
Jo, pasi të keni marrë çertifikatën e aftësive informatike ashtu siç është parashikuar në programin e provimit të zgjedhur, çertifikimi qëndron i vlefshëm dhe nuk përjashtohet asnjë pasojë e azhornimeve të programit analitik të provimit. Është e mundur, megjithatë, azhornimi dhe çertifikimi i aftësive tuaja në bazë të përmirësimeve të bëra në program .
Marrja e Çertifikatës EIPASS kualifikon dhe shton vlerat e Curriculum Vitae, lejon Kandidatin të demostrojë zotërimin e aftësive dixhitale, sipas standarteve të përcaktuara. Marrja e Çertifikatës EIPASS mund të jetë e dobishme për kërkimin e një pune, por duhet të jeni të qartë që nuk garanton në vetvete një çelës pune, sepse nuk është një kualifikim profesional, por një komponent transversal dhe i përbashkët me shumë kualifikime profesionale.
DIDASKO është platforma online multikanale dhe shumëgjuhëshe që menaxhon të gjithë sistemin EIPASS. DIDASKO i jep mundësinë CERTIPASS të menaxhojë networkun e (rrjetin) Ei-Center-ve (qendrat) të shpërndara në territorin ndërkombëtar dhe të monitorojë aktivitetin e të gjithë kandidatëve të regjistruar për të verifikuar dhe përmirësuar praktikat menaxhuese dhe administrative, nëpërmjet aktivitetit specifik të auditit (kontrrollit) dhe vlerësimit. DIDASKO është një mjet me anë të të cilit CERTIPASS optimizon ciklin e transmetimit të informacionit midis operatorëve dhe përdoruesve, për të rritur logjikën e sistemit të integruar që është baza e vizionit të tij. DIDASKO është një platformë që menaxhon nivele të ndryshme të aksesimit; përveç administratorit dhe kandidatëve parashikon aksesin e rezervuar të çdo Ei-Center nga e cila mund të organizojë dhe të menaxhojë të gjitha veprimet dhe aktivitetet lidhur me regjistrimin e përdoruesve, caktimin e seancave të provimit dhe kërkesat administrative, në autonomi të plotë.
Për të hyrë në DIDASKO është e nevojshme të futet username dhe pasword i dhënë nga CERTIPASS në login që shfaqet online, duke klikuar në butonin që ka të shkruar DIDASKO – Hyrje në Platformën DIDASKO që ndodhet në homepage të site-it web www.eipass.com
CERTIPASS është i vetmi ent ndërkombëtar zotërues i çertifikimit EIPASS (European Informatics Passport), që vepron në sektorin e kopetencave informatike.
Ei-Center është qendra e provimit e autorizuar për lëshimin e çertifikatave EIPASS.
Shërbimet e EIPASS janë të shpërndara ekskluzivisht nëpërmjet rrjetit të Ei-Center. Në portalin eipass.com gjendet lista e azhornuar e Ei-Center EIPASS dhe një motor kërkimi nëpërmjet të cilit bëhet e mundur njohja me vendodhjen e Ei-Center më të afërta me zonën tuaj.

Keni pyetje të tjera?

[contact-form-7 id=”67865″ title=”FAQ”]

Ritorna su