Roli i Mësuesit
Roli i Mësuesit modern, edhe pse i llojeve ndryshme, nuk mundet t’i shmanget më edukatës së përdorimit korrekt të teknologjive dhe Rrjetit”.
Nuk bëhet fjalë më vetëm për infomatikën, në Shkollën e sotme përdorimi i Teknologjisë dhe i Rrjetit edhe në lëndët klasike si historia, gjeografia, letërsia, shkenca etj, është veçanërisht interesant për qëllime kërkimore dhe trajtim dokumentarësh.
Interneti, kompjuteri, Dërrasa Interaktive Multimediale LIM dhe të gjitha mjetet teknologjike mbështetëse në mësimdhënie nxisin një qasje shumëdisiplinëshe, duke synuar eksplorimin dhe zgjedhjen e burimeve të disponueshme në Web, në redaktimin dhe faqosjen e dokumentave, në shpërndarjen e informacionit në formën e prezantimit multimedial, në publikimet online. Sasia e objekteve dixhitale të prodhuara dhe të shpërndara në harkun kohor të një viti shkollor mes antarëve të komunitetit arsimor është bërë një e dhënë e konsiderueshme: roli i Mësuesit modern, edhe pse i llojeve ndryshme, për rrjedhojë nuk mundet t’ i shmanget më edukatës së përdorimit korrekt të teknologjive dhe Rrjetit.
Rrugëtimet e Çertifikimeve EIPASS i kushtojnë vëmendjen e duhur të gjithë këtyre aspekteve, duke i siguruar Trajnuesve mjetet e përshtatshme për të ndërmarrë një proçes azhornimi dhe përshtatje të kompetencave të tyre për ndryshimet që ndodhin në botën e Shkollës.
Të arrish çertifikimin e kompetencave dixhitale EIPASS do të thotë të theksosh njohuritë dhe aftësitë e tua me një standartizim të njohur, përcaktuar dhe shpërndarë në nivel ndërkombëtar..