info.al@eipass.com - Tel 00355 (0) 4500520

Kërkimi dhe zhvillimi

Shërbimet tona të çertifikimit azhornohen vazhdimisht, si në përmbajtje ashtu edhe në aspektin teknik.

Rritja e standarteve të cilësisë, bëhet duke organizuar një sistem studimi që me mbështetjen e universiteteve, shkollave dhe bizneseve, kontribuon në kërkim. Për ne, Kërkim do të thotë thellimi shkencor i termave të LifeLong Learning për t’i aplikuar ato praktikisht në sektorët kryesorë për zhvillimin e përgjithshëm të sistemit arsimor të vendit, si Shkollat, Universitetet, Institucionet dhe Autoritetet Lokale. Të bësh kërkim dhe të jesh i angazhuar duke i dhënë prioritet gjeneratës së dijes dhe transferimit të tyre:

  • Duke studiuar cilësinë dhe limitet e praktikave më të përhapura të mësuarit dhe të çertifikimit të kompetencave dixhitale, për të propozuar ato më të fuqishmet dhe më të dobishmet.
  • Duke vepruar dhe duke pasur gjithmonë parasysh nevojat dhe kërkesat e atyre që duhet të mësojnë.
logo_osservatorio

Është një Ent “i hapur” në të cilin, ekspertët e sektorit të Edukimit të përhershëm sigurojnë, nga e gjithë bota, raportet dhe studimet që merren
në detaje; që ne i mbledhim për të organizuar një bazë të dhënash që bëhet një burim i rëndësishëm i lajmeve dhe informacioneve; ky është materiali nga i cili Qendra e Studimeve niset për përcaktimin dhe realizimin e aktiviteteve të saj.

logo_centrostudi

Njohuria që nuk ecën përpara është e destinuar pashmangshmërisht të zbehet. Sektori i TIK ka nevojë për një kërkim të vazhdueshëm dhe të thellë për të konsoliduar objektivat e të mësuarit të arritura dhe mbi të gjitha të hapë linjat e reja të veprimit edukativ dhe social. Qendra e Studimeve siguron azhornimin e vazhdueshëm dhe zbatimin e Programeve të çertifikimit EIPASS.

logo_cts

Komitetit Tekniko-Shkencor i takon një aktivitet i rëndësishëm i verifikimit të cilësisë dhe efikasitetit, teorik, praktik dhe teknik të shërbimeve trajnuese, edukative dhe promovuese, para se ato të shpërndahen nëpërmjet rrjetit nga Ei-Center dhe nga partnerët institucionalë. Ky verifikim finalizon plotësimin e kërkesave të filialeve dhe mbi të gjitha të personave që do ta përdorin atë.

Ritorna su