Sukses i EIPASS & FASH në Pogradec

Në datën 5 Qershor 2015 EIPASS zhvilloi sesionin e informimit pranë qendrës së kurseve Vizion në Pogradec, e cila është dhe qendra e akredituar për ofrimin e të gjithave shërbimeve të EIPASS (European Informatics Passport). Morrën pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të Mesme të qytetit, si dhe mësues dhe prindër të tyre. Pjesëmarrësit shfaqën një interes për certifikimet EIPASS që ju përshtateshin secilit Target Grup, ku mund të përmendim: EIPASS 7 Module për mësuesit, EIPASS Basic për prindërit si dhe EIPASS Junior për fëmijët. Vëmendje e vecantë ju kushtua dhe prezantimit të rëndësisë, vlerave dhe njohjes së certifikimeve EIPASS, jo vetëm në Evropë dhe në Botë, por edhe në Shqipëri dhe rajon.