EIPASS DAY & EUROPE DAY 2015 NE SHKOLLEN “KRISTAQ RAMA” NE TIRANE!

EIPASS & EUROPE DAY tashmë është bërë një traditë për shkollën Kristaq Rama, qendër e akredituar EIPASS prej 2 vjetësh. EUROPE DAY është një mundësi e rëndësishme edhe për shtetet që nuk bëjnë pjesë akoma, por që kanë formalizuar tashmë kandidaturën e tyre; midis tyre dhe Shqipëria, e cila promovon çdo vit shumë iniciativa që janë të lidhura ngushtë me të dhe kanë qëllimin të bëjnë të njohura dhe të vlerësojnë direktivat që Brukseli thekson sidomos në fusha strategjike thelbësore si kultura, trajnimi, ekonomia dhe të drejtat.

Për këtë, institucionet shqiptare, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, organizojnë “Javën Evropiane”, që përmbyllet me ditën e 9 majit, dedikuar festimit të krijimit të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të një festimi të tillë, DIGITAL SKILLS (distributor i shërbimeve EIPASS në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi) prezanton EIPASS DAY, dedikuar përhapjes së kulturës dixhitale dhe të përdorimit korrekt të instrumentave informatike. Edhe në vendin e Shqiponjave, në fakt, janë përvetësuar dhe shpërndarë në mënyrë perfekte principet e Lifelong Learning, të promovuara, në nivel evropian, përmes direktivave përkatëse si psh. ajo me të cilën, në 2006, këshilli dhe parlamenti kanë përcaktuar kompetencat kyçe që duhet të bëjnë pjesë në bagazhin kulturor të çdo qytetari evropian. Midis këtyre, ajo dixhitale konsiston në përdorimin sa më të mirë dhe në mënyrë kritike të teknologjive të shoqërisë së informacionit (TISH) dhe që, kërkon kështu, aftësitë bazë në Teknologjitë e Informacionit dhe të Komunikimit (TIK).

Këtë vit u zhvillua një konkurs mes fëmijëve të shkollës Kristaq Rama me tematikën si e mendoni ju Evropën, duke e shprehur këtë me vizatimin më të bukur dhe për fituesit EIPASS dhuroi dhe certifikimin EIPASS Junior.

FALENDEROJME SHKOLLEN “KRISTAQ RAMA” SI DHE TE GJITHE PARTNERET, QE NA NDIHMOJNE GJITHNJE E ME SHUME NE RRUGETIMIN TONE DREJT EVROPES NE MENYRE ME TE SHPEJTE, TE DREJTE DHE TE SIGURT, QE ESHTE RRUGA E DIJES, DITURISE DHE TEKNOLOGJISE!