9 MAJ EIPASS & EUROPE DAY 2015 PRANE EUIC(EUROPEAN UNION INFORMATION CENTER) & GLOBE CENTER NE SHKODER!

Më 9 Maj, që ishte dhe Dita Evropës, e cila përkon edhe me EIPASS DAY, një ditë e veçantë në të cilën ne promovojmë Kulturën Dixhitale. Tashmë për EIPASS në bashkëpunim me qendrën e akredituar për Shkodrën Globe TIK & Language Education me mbështetjen e EUIC është bërë traditë që të promovohet EIPASS(European Informatics PASSport) si një nga çertifikimet ndërkombëtare më të vlefshme në fushën e TIK për çdo moshë dhe çdo profesion.
Ndaj dhe ne zgjodhëm që për këtë vit të ishin fituesit e konkursit të esesë më të mirë të organizuar nga Qendra Evropiane e Informimit EUIC për ti dhuruar EIPASS 7 Modulet.
Faleminderit EUIC, Faleminderit Globe Center Shkodër!!!