8 Maj 2015 / EIPASS & EUROPE DAY NE FIER

Në kuadër të javës evropiane EIPASS dhe qendra e akredituar për qytetin e Fierit shkolla Mësonjëtorja Dertliu organizuan në dt. 8 Maj 2015 një aktivitet me të ftuar nga Bashkia Fier, Dar Fier, Policia Fier, mësues dhe nxënës si dhe punonjës të administratës në ambjentet e shkollës. Synimi i këtij aktiviteti ishte njohja me kulturën dixhitale evropiane si dhe me shërbimet që EIPASS ofron në fushën e informatikës për sektorë të ndryshëm dhe target grupe të ndryshme. Aktiviteti vazhdoi me disa valle të përgatitura nga vetë shkolla dhe nxënësit me rastin e ditës së EIPASS DAY & EUROPE DAY si dhe me ndarjen e çmimeve për grupin fitues të konkursit vallja më e mirë dhe per drejtorin e shkollës çmimin EIPASS për kontributin në perhapjen dhe zhvillimin e kulturës dixhitale tek të rinjtë.