SUKSES I EIPASS PRANË DAR(Drejtoria Arsimore) KORÇË!

EIPASS(European Informatics PASSport)në kuadër iniciativës së përhapjes dhe zhvillimit të dixhitalizimit në territorin shqiptar;
Zhvilloi ditën e premte dt. 17/04/2015, pranë DAR (Drejtorisë Arsimore) të rrethit të Korçës sesionin e informimit rreth çertifikimeve informatike ndërkombëtare EIPASS.
Morrën pjesë mësues të informatikës të shkollave të ndryshme të rrethit të Korçës të cilët shfaqën një interesim shumë të madh. Një pjesë e tyre tashmë i është bashkuar EIPASS,
prej 2 vjetësh, duke kontribuar dhe duke ofruar edhe ata ndihmën e tyre shumë të vyer jo vetëm duke zgjedhur vetë çertifikimin me këtë çertifikatë të njohur në Evropë dhe në Botë,
por duke ndihmuar edhe në përhapjen dhe zhvillimin e kulturës dixhitale jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek nxënësit që janë edhe treguesi kryesor i inteligjencës dhe së ardhmes së sigurt të një kombi.

Faleminderit DAR për mbështetjen në përhapjen dhe zhvillimin e dixhitalizimit!