EIPASS Day & Europe Day 2014. Digital Youth against poverty!

EIPASS morri pjesë aktivisht në edicionin “Europe Day” 2014, iniciativë që ju dedikua zhvillimit të rregullave dhe të të drejtave të qytetarëve Evropianë.
Institucionet Komunitare dhe Partnerët ishin të ftuar për të zhvilluar këtë veprimtari ku ju kushtua rëndësia e duhur një teme të tillë, deri në atë pikë, ku qytetarët komunitarë u ndërgjegjësuan dhe krijuan besim në projektet evropiane, duke qenë se jemi shumë pranë zgjedhjeve evropiane, si dhe shumë pranë marrjes së Statusit vend Kandidat në Bashkimin Evropian për Shqipërinë.

EIPASS DAY u organizua nga DIGITAL SKILLS (distributor ekskluziv i shërbimeve EIPASS në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi), në kuadër të javës evropiane, që festohet çdo vit në Shqipëri për të promovuar dhe shpërndarë kulturën dixhitale dhe përdorimin korrekt të mjeteve informatike mes të rinjve.

EIPASS DAY erdhi kështu këtë vit me një event që u zhvillua në Shkodër,
pranë GLOBE LANGUAGE CENTRE, që është dhe qendër e akredituar EIPASS.

EIPASS dhe GLOBE LANGUAGE CENTRE në bashkëpunim me fëmijët e Albanian Ajax School organizuan konkursin bazuar në krijimtarinë pamore (piktura dhe vizatime) si dhe konkursin facepainting me temën e përzgjedhur posaçërisht për EIPASS & EUROPE DAY 2014:

“TË RINJTË DIXHITALË KUNDËR VARFËRISË, HAP PËRPARA, DREJT EVROPËS”

Në këtë aktivitet morrën pjesë gjithashtu përfaqësues të EUIC (European Union Information Centre) Shkodër, përfaqësues të Bashkisë Shkodër si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, të cilëve EIPASS ju dhuroi çmimin:

“KONTRIBUTI I RËNDËSISHËM NË PËRHAPJEN DHE ZHVILLIMIN E KULTURËS DIXHITALE”

U zhvilluan 2 konkurse:

  1. Fëmijët e Albanian Ajax School u ndanë në 3 grupe me nga 5 anëtarë. U përzgjodh nga ky konkurs grupi fitues i krijimtarisë pamore më të mirë (piktura dhe vizatime mbi temën e EIPASS & EUROPE DAY 2014), pjesëtarët e të cilit përfituan falas Çertifikimin EIPASS.
  2. Konkursi tjetër konsistoi në facepainting, ku fëmijët pikturuan në fytyrat e njëri-tjetrit, mbi të njëjtën temë. Edhe nga ky konkurs u përzgjodh një tjetër fitues, të cilit iu dha e njëjta mundësi çertifikimi falas si fituesve të tjerë.

Më pas Certipass ju dhuroi Çertifikimin EIPASS të gjithë fëmijëve të Albanian Ajax School pjesëmarrës në aktivitet. Në mbyllje të kësaj dite fëmijët mbollën në kopshtin e qendrës EIPASS – GLOBE LANGUAGE CENTRE, një bimë dafine që njihet si simboli i Diturisë dhe për këtë edhe i Inovacionit.