EIPASS DAY 2013 – Fara e kulturës dixhitale mbillet në shkollat Shqiptare!

Mbas një suksesi të madh të EIPASS Day 2012 zhvilluar në Prishtinë(Kosovë), këtë vit eventi u zhvillua në Shqipëri në kuadër të javës Evropiane të njohjes me të drejtat e komunitetit.

EIPASSDAY, i realizuar për sensibilizimin e Shkollave mbi temën e kulturës dixhitale dhe rëndësinë e përfitimit të kopetencave në fushën ICT, për këtë vit ka qënë udhëtues dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Durrës dhe Shkodër, duke pasur një entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve shkollorë, mësuesve dhe nxënësve të cilët u ngujuan në realizimin e veprave të artit si dhe të prezantimeve mbi temën e “ qytetarisë aktive”.

Nuk u fol vetëm për njohjen, promovimin dhe përballjen  por ishte një festë e vërtetë integrimi, social dhe dëshire për t`u rritur së bashku! Morrën pjesë me mijëra të rinj, të cilët në fakt, vizatuan, zhvilluan lojra dhe…mbollën një pemë dafine në oborrin e shkollave përkatëse, që ju bashkuan projektit(Kristaq Rama dhe Albanian Qatar College në Tiranë, Oso Kuka në Shkodër, Kasa në Durrës): kjo bimë është simboli që EIPASS dëshiron t`i japë, rritjes dhe maturisë personale të nxënësve, në mënyrë që të bëhen sa më shpejt, në të gjithë kuptimin e fjalës,  qytetarë të vërtetë evropianë.

Në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, të Drejtorive Arsimore të të gjitha shkollave që ju bashkuan projektit,

Znj. Annie Pontrandolfo, Drejtor i Marketing & Komunikimit, nënvijëzoi rëndësinë që ka ky projekt për të rinjtë që duan të përftojnë këto kopetenca dixhitale, tashmë të ndërfutura në çdo aktivitet që na lejojnë të jemi të lidhur me botën, nëpërmjet internetit dhe kompjuterit dhe në gjendje të ofrojnë mundësi të mëdha përgjatë jetës shkollore dhe për futjen në botën e punës.

 Vizitoni faqen tonë ne Facebook, shikoni fotot dhe dokumentoni  iniciativën duke mbështetur me një “ like ” aktivitetin tonë të përhapjes së kulturës dixhitale.

Ditë të mbarë dhe punë të mbarë!