EIPASS DAY e Europe Day 2013

logo_eipass_dayIt’s about Europe, It’s about you!

EIPASS merr pjesë aktivisht në edicionin “Europe Day” 2013, iniciativë që i dedikohet zhvillimit të rregullave dhe të të drejtave të qytetarëve Evropianë.

Të gjitha Institucionet Komunitare dhe Partnerët janë të ftuar të zhvillojnë veprimtari dhe projekte që i kushtojnë rëndësinë e duhur një teme kryesore deri në atë pikë, në të cilën, qytetarët komunitarë të ndërgjegjësohen dhe të krijojnë besim në projektet evropiane, duke qenë se mbetet vetëm një vit nga zgjedhjet e ardhshme evropiane.

EIPASS DAY është eventi i organizuar nga DIGITAL SKILLS (distributor i shërbimeve EIPASS në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi) në kuadër të javës evropiane, që festohet në Shqipëri, për të promovuar dhe shpërndarë kulturën dixhitale dhe përdorimin korrekt të mjeteve informatike mes të rinjve.

EIPASS DAY është kështu, një event ku shkollat shqiptare ju ofrojnë nxënësve të tyre burimet dhe mjetet për zhvillimin e njohurive të reja, duke nënvijëzuar kopetencat e tyre dixhitale, bazuar në standartet e çertifikuara dhe të përcaktuara në nivel ndërkombëtar.

Kopetencat dixhitale, që përmenden në pikën 4 të kopetencave çelës për “qytetarinë aktive”, janë tashmë
Instrumenta të tërthortë përsa i përket çdo aktiviteti kulturor, trajnues dhe social, që na lejojnë të jemi të lidhur me botën nëpërmjet internetit dhe kompjuterit: janë fara nga e cila përftohet pema e dijes dhe diturisë.

Më 9 Maj 2013, në EIPASS DAY, do të mbillet një bimë dafine në oborrin e çdo shkolle që aderon në Program: bima, duke u rritur, do të bëhet një simbol i gjallë dhe jetësor i kulturës dhe dijeve, me qëllimin që të gjithë pjesëmarrësit mund të zhvillojnë kopetencat e tyre, duke u formuar me metodologjitë e nevojshme për t’ u bërë, qytetarë evropianë në të gjithë kuptimin e fjalës.

eu_union

eipass_day_kosovo_video